(2LONLINE) – Grupi i Grave të Komunës së Gjilanit ka shënuar pesë vjetorin e themelimit . Këtë takim e nderuan me prezencën e tyre edhe Kryesuesja e KK. Valentina Bunjaku Rexhepi, Deputetja e Parlamentit të Kosovës Lirie Kajtazi, komandantja e policisë Elmina Mahmuti, kryetarët e partive politike Ismajl Kurteshi nga VV, Sejdullah Kadriu nga Iniciativa Qytetare Lëvizja Vatra , përfaqësues nga prokuroria, përfaqësues nga OSBE-ja kryesueset e grupeve të grave të komunës së Kamenicës dhe Novobërdës etj.
Në emër të grupit kryesuesja Jehona Hyseni paraqiti qëllimin e themelimit të grupit dhe objektivat e këtij grupi, ku tha se grupi u themelua në mars të vitit 2009 me iniciativën e Sadete Tërrnava nga OSBE, duke e marr shembull grupin e grave deputete të Parlamentit të Kosovës.
Qëllimi I themelimit të këtij grupi ka qenë që të ndihmoj zyrën për barazi gjinore në monitorimin e Ligjit për Barazi Gjinore në institucionet lokale.
“Objektivat e këtij grupi janë fuqizimi I gruas në politikë dhe në vendimmarrje, Monitorimi I zbatimit të Ligjit për Barazi Gjinore si dhe të gjitha ligjeve që kanë të bëjmë me ngritjen e pozitës së gruas në shoqëri, Promovimi I mundësive të barabarta, në vecanti angazhimi për përmirësim të pozitës së gruas në edukim, shëndetësi, arsim, kulturë e ekonomi. Zgjerimi I bashkëpunimit në mes të grave në politik dhe shoqërin civile”, ka thënë Hyseni, sipas të cilës Grupi gjen mbështetje nga Kryetari I Komunës , Kuvendi Komunal dhe të gjitha Institucionet komunale.
Edhe deputetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës Lirie Kajtazi e uroj grupin për punën dhe sukseset e arritura deri më tani dhe u dha mbështetje të mëtutjeshme për bashkëpunim me Grupin e Grave Deputete .
Po ashtu mbështetje grupi mori edhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal. Valentina Bunjaku, ku ajo tha se tani si kryesuese do të punoj dhe do ta përkrah GGKGJ-se në kuvend e në realizimin e aktiviteteve të tyre.
Edhe komandantja e Policisë së Kosovës .Elmina Mahmuti e përgëzoi grupin për të arriturat dhe punën që bënë.
Kryetari i Lëvizjes VV Ismajl Kurteshi dhe Sejdullah Kadriu nga Iniciativa Qytetare Lëvizja Vatra thanë se do të jenë gjithherë të pranishëm në aktivitete të cilat organizohen si nga grupet e grave ashtu edhe nga institucionet sepse shoqëria është e përbëre nga të dy gjinitë 50% me 50% dhe për këtë gjë duhet të vetëdijesohet shoqëria jonë. E posaçërisht duhet vetëdijesimi I meshkujve.
Zyrtarja për Barazi Gjinore Drita Klaiqi e uroj grupin për përvjetorin dhe e falënderoi për mbështetjen dhe përkrahjen që i ka dhënë që nga themelimi e deri më sot. Dhe shpreson që legjislacioni për të drejtat e njeriut të zbatohet ashtu si duhet nga institucionet tona.
Inicuesja e grupeve të grave Sadete Terrnava foli për arsyet e themelit të këtij grupi dhe shpreson që në të ardhmen këto grupe edhe të zhbëhen dhe pret nga institucionet lokale të zbatojnë Ligjin për Barazi Gjinore dhe të ketë më shumë femra në pozita vendimmarrëse, femra profesioniste për të udhëhequr institucionet.
Grupi uron dhe shpreson që të respektohet Ligji për barazi gjinore dhe të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. /2lonline/