DYLON

Grupi i Grave të Kamenicës zgjodhi këshillin e saj prej dhjetë anëtarëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – U mbajt mbledhja e radhës e Grupit të Grave të Kamenicës me këtë rast u zgjodh këshilli prej dhjetë anëtarëve ndërkohë që n ë këtë mbledhje të drejtuar nga kryesuesja Hazbije Myrtaj-Kallaba pati diskutime të ndryshme rreth gjendjen aktuale financiare por edhe për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores së punës së Grupit të Grave dhe çështje tjera.

Në mbledhje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi. Me ktë rast, kryetari Sinani u zotua që Grupi i Grave të komunës së Kamenicës do ta ketë mbështetjen e parezervë të kryetarit për projektet e prezantuara dhe realizimin e objektivave të tyre. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.