DYLON

Grupi i grave mbajti ligjëratë me nxënës kundër pirjes së duhanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizuar nga grupi i grave të komunës së Vitisë, është mbajtur një ligjëratë me nxënësit e shkollës së mesme teknike “Hoxhë Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Doktoresha Xhylsime Qamili ka njoftuar fillimisht nxënësit me përbërjen dhe aktivitetet që zhvillon grupi i grave të komunës së Vitisë, e më pas ka folur për rëndësinë e ligjëratës së organizuar në kuadër të Ditës ndërkombëtare kundër duhanit që ishte para pak ditësh , por për shkak të vikendit është organizuar më pas.

EkoHigjiena

Ajo ka falënderuar edhe ligjërueset vullnetare, infermieret në QKMF Fatime Bekteshi e Shahadije Zuka, për ligjërimin se cilat janë efektet negative dhe pasojat që sjell konsumimi I duhanit. Pos këtyre ligjëratave, nxënësit kanë parashtruar pyetje të ndryshme që kishin të bënin me ligjëratën kundër pirjes së duhanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.