DYLON

Grupi i Grave Deputete kundër hapjes së Kushtetutës

Avatar photo Redaksia

Grupi i Grave Deputete(GGD), ka reaguar pas disa raportimeve se kuota gjinore prej 30%, kategori kjo e rregulluar me ligj, duhet të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. GGD konsideron se një tendencë e tillë po bëhet për të hapur kushtetutën për qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me çështje gjinore.

“Shfrytëzimi i grave për të hapur Kushtetutën është i padrejtë dhe i papranueshëm. Kuota gjinore prej 30% është e rregulluar me ligj, ndërkaq neni 71 i Kushtetutës, tashmë parasheh barazinë gjinore në përfaqësimin në Kuvend. Ky parim kushtetues është përkthyer në masa konkrete të përfaqësimit, duke miratuar kështu kuotën në ligjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale. Prandaj, tashmë nuk ka nevojë të preket Kushtetuta, për ta rregulluar këtë çështje, që tashmë është e drejtë e fituar. Për më tepër, Kushtetuta parasheh se masat afirmative të cilat kanë për qëllim arritjen e barazisë së grupeve më pak të përfaqësuara nuk konsiderohet diskriminim”, thuhet në reagimin e GGD.

EkoHigjiena

Ato vlerësojnë se kuota është një nga masat afirmative që ka prodhuar rezultate jashtëzakonisht pozitive për pjesëmarrjen e gruas në politikë, që prej mandatit kur ka filluar të aplikohet. Megjithatë, ato në reagimin e tyre thonë se edhe me aplikimin e kësaj kuote, barazia gjinore nuk është arritur, meqë gratë paraqesin 50% të popullatës.

“Prandaj, gratë janë kundër betonimit të 30% në Kushtetutë, e cila pastaj nuk do të mund të ndryshohej pa votim të shumicës së dyfishtë”, thuhet në reagimin e Grupit të Grave Deputete.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.