DYLON

Gruevski e ka shndërruar Maqedoninë në një shtet shtypës

Avatar photo Redaksia

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me ngjarjet e fundit në Maqedoni. Shefi i Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, ndër të tjera thase Qeveria e Gruevskit ka mobilizuar artilerinë më të rëndë ushtarake për ta sulmuar Kumanovën. “Janë sulmuar vetëm lagjet e shqiptarëve me autoblinda e helikopterë, tamam siç sulmohej Kosova nga Milosheviqi gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mediat po raportojnë se ka të vrarë shqiptarë dhe disa të plagosur nga ana e policisë maqedonase” tha ai.

Sipas Konjufcës arsyetimi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë për këtë sulm është supozimi se po i ndjekin grupet e armatosura në Kumanovë. Kjo është një alibi e papranueshme për ta maskuar një fushatë të armatosur për terrorizimin e shqiptarëve.

EkoHigjiena

Nga xhirimiet e deritashme mediatike vërehet se si breshëria e plumbave dhe predhave nga helikopteri bie mbi shtëpitë e lagjeve shqiptare në Kumanovë. Në anën tjetër, në qytetin e Kumanovës, shihen pamjet e policisë të shoqëruar me autoblinda se si arrestojnë qytetarë të rëndomtë shqiptarë nëpër sheshe dhe rrugë publike.

Gruevski e ka shndërruar Maqedoninë në një shtet shtypës i cili shqiptarëve iu qaset vetëm përmes dhunës policore dhe represionit ushtarak. Qeveria Gruevski është në krizë të thellë të legjitimitetit politik.”

“Po ashtu, Konjufca kritikoi ashpër mënyrën e reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dukeqenë se ky reagim i shkon përshtati jashtëzakonisht shumë Gruevskit, i cili, sikurse Hashim Thaçi, po e justifikon sulmin e tij ndaj shqiptarëve me gjoja luftimin e grupeve të armatosura. “Mënyra e reagimit të Qeverisë sonë është plotësisht e gabueshme. Nuk e shohim asnjë fjali në reagimin e MPJ-së së Kosovës që e dënon sulmin mbi popullatën shqiptare atje”, tha Konjufca.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.