Gruaja që akuzonte Ronaldon për dhunim, tërheq akuzën

Gruaja që akuzonte Ronaldon për dhunim, tërheq akuzën

Kathryn Mayorga e kishte akuzuar para tetë muajve, Cristiano Ronaldon për përdhunim. Sot u bë e ditur se ajo e ka tërhequr prapa këtë akuzë.

Ajo supozohej të qëndronte e padukshme, e heshtur deri në përjetësi. Përgjithmonë. Askush nuk do të mësonte asgjë për atë natë në Las Vegas në vitin 2009, veçanërisht jo versionin e saj për atë që ndodhi atë natë, shkruan Der Spiegel.

Ajo madje e nënshkroi edhe një marrëveshje dhe e fitoi një shumë të caktuar parash në shkëmbim për heshtjen e saj.

Ajo e nënshkroi këtë marrëveshje, për shkak të frikës për veten dhe familjen e saj, si dhe për shkak të mungesës së fuqisë dhe aftësisë për ta kundërshtuar Ronaldon. Për shkak të shpresës se kjo mund t’i ndihmonte për ta harruar incidentin. Por, Kathryn Mayorga thotë se ajo kurrë nuk ka qenë në gjendje ta harrojë atë që ndodhi atë natë.

Amerikania është një 34-vjeçare me flokë të gjata e të errëta dhe sy të gjelbër. Deri vonë, ajo ka punuar në një shkollë fillore.

KOMENTE