DYLON

Gruaja gjilanase do ta ketë rolin e saj në vendimmarrje që zëri i saj të dëgjohet gjithmonë

Gruaja gjilanase do ta ketë rolin e saj në vendimmarrje që zëri i saj të dëgjohet gjithmonë
Avatar photo Redaksia

Gruaja gjilanase do ta ketë rolin e saj në vendimmarrje që zëri i saj të dëgjohet gjithmonë

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Një takim me energji fantastike së bashku me kandidaten tonë Afërdita Balaj

Kemi kaluar një pasdite të mrekullueshme me gratë dhe vajzat e Gjilanit, në një takim të organizuar nga kandidatja jonë për Asamble Komunale, prof. Afërdita Balaj.

Ishte një mundësi e artë për të dëgjuar mendimet, idetë dhe shqetësimet e tyre për qytetin tonë.

Gruaja gjilanase duhet ta ketë rëndësinë e pjesëmarrjes së saj në vendimmarrje dhe për nevojën që zëri i tyre të dëgjohet gjithmonë.

Vullneti dhe përkushtimi i secilës prej tyre tregojnë se kur bashkohemi, mund të bëjmë ndryshime të dukshme e të prekshme.

Faleminderit prof. Afërdita dhe të gjitha grave e vajzave për përkrahjen dhe kontributin tuaj.

Ju sigurojë se në qeverisjen e ardhshme do ta keni vendin e merituar. Së bashku, do ta ndërtojmë një Gjilan të ri me më shumë punë, angazhim e më shumë standarte.

Faleminderit dhe përgjithmonë mirënjohës për përkrahjen!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.