DYLON

Gruaja e NISMËS në ambiente familjare

Avatar photo Redaksia

Sot NISMA e Gruas dega në Gjilan mbajti një takim në ambiente familjare duke tubuar rreth vetës femra intelektuale si punëtore që janë aktive edhe në jetën me ekonomi të vogla familjare si afariste të suksesshme.

Këtë aktivitet e organizoi koordinatorja e Nëndegës së Qendrës së qytetit Sanije Matoshi e cila i promovoi tri kandatatet femra të Anamoravës që janë kandidate për Parlamentin e Kosovës nga NISMA .Në këtë takim të kandidateve me nr. 3 – Valdete Bajrami, nr. 54- Anila Kastrati dhe nr.6 Selvije Rexhepi u shpalos program i projektit të NISMËS, për kategorin e gruas në shoqëri dhe ndikimin e saj në rrjedha të përgjithshme të shoqërisë.

EkoHigjiena

Kryetarja e NISMËS së Gruas Dega në Gjilan Ajshe Matoshi, u zotua se nuk do të përfundoj gjithçka më datën 8 Qershor sepse për gruan në Anamoravë do të duhej që të gjithë ne të angazhohemi dhe na pret një rrugë e gjatë deri në arritjen dhe realizimin e synimive të tyre.

/e sponsorizuar/