/2L ONLINE/ – Gruaja Demokratike e Kosovës (GDK) në Gjilan është pjesë e pandashme dhe aktive e organizimit politik të PDK-së, ishte përherë forcë e politikbërjes në shumë procese politike që udhëhiqte PDK. Kështu u tha në takimin që pati kryetari I Degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti me struktura të Gruas Demokratike (GDK), ku fuqishëm nga ato mori përkrahjen për angazhim të përbashkët politik, me energjinë, entuziazmin dhe forcën që ka PDK, që në të ardhmen këtë potencial ta shndërrojnë në fitore.
Në këtë takim kryetari Pajaziti, u shpreh mirënjohës për angazhimin e shumë zonjave dhe zonjushave, duke u ndje krenar që në këtë mes kemi zonja të cilat, siç u tha, me dekada ishin në aktivitete politike ku dhanë kontributin e çmuar të tyre.
“Jam I bindur se bashkë do të punojmë mirë, sepse kemi marrë përgjegjësi shtesë të angazhimit tonë politik për ta kthyer PDK-në dhe Komunën e Gjilanit në pozitën e parë”, ka thënë Pajaziti.
Sipas tij, PDK ka dhënë shembullin e saj të organizimit të mirë politik, por edhe të qeverisjes së mirë sa ishte në udhëheqje të Komunës së Gjilanit. “Prandaj edhe nga ky takim bëjë thirrje dhe inkurajuar edhe zonja e zonjusha të tjera t’i bashkohen platformës së PDK-së për ecjen e përbashkët e shpresëdhënëse për Komunë tonë”, ka thënë kreu i PDK-së së Gjilanit Zenun Pajaziti. /2L ONLINE/