DYLON

Gruaja Demokratike (GD), Dega në Gjilan shënon aktivitet bamirësie

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gruaja Demokratike e Kosovës (GDK) në Gjilan, në prag të festave të fund vitit ka realizua aktivitet bëmirësie, ku përmes këtij aktivititeti disa familjeve skamnore u ka dhuruar pako ushqimore, veshëmbathje dhe dhurata për fëmijë.

“Duke qenë të vetëdijshme se në Komunën tonë, edhe më tej vazhdon të ketë familja me kushte të vështira ekonomike dhe në nevojë, së bashku me disa donator vendosëm të shënojmë një akt solidariteti me shpërndarjen e këtyre pakove, për tu treguar se ne mendojmë edhe për këtë shtresë të shoqërisë sonë’, ka thenë Arzie Nuhiu nga Zyra për Informim të PDK-së.

EkoHigjiena

“Poashtu jemi të vetëdijshme se me një aktivitet si ky nuk arrijmë të zbusim gjendjen e rënduar të shumë familjeve të cilat jetojnë në kushte jo të mirë ekonomike, prandaj ne si GD por edhe si PDK do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me aktivitete të kësaj natyre por edhe me angazhimin tonë që mirëqenia e këtyre familjeve të jetë e përhershme përmes zgjidhjes institucionale”, ka thenë Nuhiu. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.