DYLON

Gropat në lagjen Iliria të Gjilanit: Dëmtohen veturat, asfalti mbulohet nga vajrat motorikë

Gropat në lagjen Iliria të Gjilanit: Dëmtohen veturat, asfalti mbulohet nga vajrat motorikë
Redaksia

Shkruan: Bashkim Isufi

Muaj të tërë pa ndërhyrje për sanimin e rrugës, ndërsa dëmtimet dhe pasojat e tyre po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

EkoHigjiena

Gropat në rrugët e lagjes Iliria në Gjilan vazhdojnë të mbeten të pasanuara prej muajsh, duke ngritur shqetësime për sigurinë në trafik, dëmtimin e automjeteve dhe gjendjen e infrastrukturës rrugore.

Fotografia e realizuar në këtë zonë pasqyron gjendjen e asfaltit, ku vërehen gropa dhe gjurmë të vajrave motorikë në sipërfaqen e rrugës. Kjo gjendje rikthen vëmendjen te nevoja për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, me qëllim të sanimit të dëmtimeve dhe parandalimit të përkeqësimit të mëtejshëm.

Për këtë problem kam reaguar publikisht edhe muaj më parë, duke tërhequr vëmendjen për pasojat që mund të sjellë vonesa në ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Në atë reagim, ndër të tjera, kam paralajmëruar se: “Çdo vonesë në ndërhyrje rrit mundësinë që dëmet të përkeqësohen dhe, rrjedhimisht, të kërkojnë ndërhyrje më të mëdha dhe më të kushtueshme”.

Sot, ky paralajmërim merr kuptim konkret, pasi gropat vazhdojnë të mbeten të pasanuara dhe dëmtimet janë të dukshme, ndërsa në asfalt vërehen edhe gjurmë të vajrave motorikë. Kjo gjendje e bën edhe më të domosdoshme ndërhyrjen e institucioneve komunale përgjegjëse.

Sanimi i dëmtimeve kërkon veprime konkrete nga institucionet përgjegjëse, si për përmirësimin e kushteve të qarkullimit, ashtu edhe për parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes.

Rasti i lagjes Iliria rikthen në vëmendje rëndësinë e mirëmbajtjes me kohë të infrastrukturës rrugore dhe të trajtimit serioz të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.