Pos gripit te derrit është edhe një grip tjetër që po sillet këndejpari këto ditë. Ai është sezonal dhe po prek më së shumti fëmijët. Mjekët rekomandojnë që mos të qëndrohet shumë në të ftoftë, të pihen lëngje të nxehta dhe t’u iket qëndrimeve në vende ku ka shumë njerëz.
Ulja e temperaturave deri në -17°C, ka shtuar dukshëm fluksin e pacientëve në shtëpitë e shëndetit
Mjekët thonë se rastet më të shpeshta të pacientëve janë të prekur nga gripi sezonal, i cili në disa raste mundë të zgjasë deri në një javë. Fëmijët janë më të prekurit, transmeton RTK.
“Këto ditë janë shpeshtua rastet e pacientëve të cilët janë të prekur nga gripi sezonal, është grip normal që paraqitet në ditët e ftohta dhe që manifestohet me kollitje, të vjella dhe barëqitje”, tha pediatrja Syzana Ilmaili.
Mjekët këshillojnë që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos qëndrojnë gjatë në ambiente të ftohta, në lokale të mbyllura me dendësi të madhe e po ashtu rekomandojnë të përdorim sa më shume lëngje të nxehta dhe vitamina. Mjekët u kujtojnë qytetarëve që ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal e cila aplikohet në muajin tetor.