DYLON

Grevë në Njësinë e Hidromoravës në Kamenicë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Në Njësinë e Ujësjellësit “Hidromorava”, në Kamenicë, punëtorët janë futur në grevë ndërsa Sefer Rashiti, përgjegjës i këtij sektori i ka thënë “Radio24”, se kjo e grevë e tyre ka  qellim  për nivelizim të pagave nga koha  kur  është  bërë  organogrami  e që nuk është përfillë nivelizimi  fare për njësinë e Kamenicës, ku diferenca  ishte mjaft e  theksuar.

(RADIO24) –  Rashiti ka thënë se kanë bërë kërkesë shumë herë, në njësinë qendrore të Hidromoravës  në Gjilan  por shtoi se kanë hasur në vesh të shurdhër dhe nuk janë përfillur. Ai ka shtuar se janë një Kompani unike prandaj kërkojnë  që të ketë nivelizim  të pagave çdo herë kur të  ketë ngritje të pagave në Gjilan, të ketë edhe në Njësinë e Kamenicës.

EkoHigjiena

“Në aspektin ligjor kemi të drejt të kërkojmë nivelizim  retroaktive pagash, por ne kërkojmë  nivelizim nga muaji  janar i  këtij viti.”, ka thënë Rashiti, sipas të cilit nëse nuk përfillet kërkesa e tyre  atëherë mund të pritet që greva të përshkallëzohet ndërsa  reagimet e tyre do të radikalizohen. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.