(2LONLINE) – Në Njësinë e Ujësjellësit “Hidromorava”, në Kamenicë, punëtorët janë futur në grevë ndërsa Sefer Rashiti, përgjegjës i këtij sektori i ka thënë “Radio24”, se kjo e grevë e tyre ka qellim për nivelizim të pagave nga koha kur është bërë organogrami e që nuk është përfillë nivelizimi fare për njësinë e Kamenicës, ku diferenca ishte mjaft e theksuar.
(RADIO24) – Rashiti ka thënë se kanë bërë kërkesë shumë herë, në njësinë qendrore të Hidromoravës në Gjilan por shtoi se kanë hasur në vesh të shurdhër dhe nuk janë përfillur. Ai ka shtuar se janë një Kompani unike prandaj kërkojnë që të ketë nivelizim të pagave çdo herë kur të ketë ngritje të pagave në Gjilan, të ketë edhe në Njësinë e Kamenicës.
“Në aspektin ligjor kemi të drejt të kërkojmë nivelizim retroaktive pagash, por ne kërkojmë nivelizim nga muaji janar i këtij viti.”, ka thënë Rashiti, sipas të cilit nëse nuk përfillet kërkesa e tyre atëherë mund të pritet që greva të përshkallëzohet ndërsa reagimet e tyre do të radikalizohen. /2lonline/