DYLON

Gresa Avdiu (LDK): Shqetësuese avaria e degradimi i sektorit të arsimit

Gresa Avdiu (LDK): Shqetësuese avaria e degradimi i sektorit të arsimit
Avatar photo Redaksia

Zëdhënësja e Degës së LDK-së në Gjilan, Gresa Avdiu, ka thënë se po paraqet shqetësimet e radhës, që kanë të bëjë me Drejtorinë e Arsimit në Gjilan, e ku, sipas saj, bëhet fjalë për një gjobë që i është shqiptuar DKA-së, që përveç se është rëndim për buxhetin e Komunës, është turp për qasjen që ky ekzekutiv ka në llogaridhënie dhe transparencë para qytetarëve dhe organeve kompetente.

“Drejtorisë së Arsimit në Gjilan për: Shkeljen e dispozitës të nenit 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2012 për Përcaktimin e Gjobave dhe Shumave Konkrete për Shkelje të Dispozitave të Ligjit të Punës, për mosprezentim të dokumentacionit të kërkuar nga ana e Inspektorëvetë Punës, i është shqiptuar gjobë prej 7,200 euro ( shtatë mijë e dyqind euro).  Shkeljen e nenit 22, paragrafi 2 të Ligjit Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, i është shqiptuar gjobë prej 3,000.00 euro (tre mijë euro). Për shkeljen e nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 i Ligjit të Punës Nr. 03/L- 212, i është shqiptuar gjobë prej 300 euro (treqind euro)”, ka thënë Avdiu,

EkoHigjiena

Ajo shtoi se shumë shkolla kanë dështuar në tërësi të bëjnë prezantimin e dokumentacionit të kërkuar nga ana e inspektorëve të punës, shumë të tjera gjithashtu nuk kanë arritur të prezantojnë certifikatat shëndetësore për asnjë punëtorë të arsimit, gjithashtu listën e pagave e procedurën e shpalljes se konkurseve dy vitet e fundit.

Avdiu e LDK-së tha tutje se në një institucion parashkollor, Drejtoria nuk ka bërë publik konkursin për pranimin e një punëtoreje, ndonëse kjo kërkohet me ligj, sepse punëdhënësi saherë pranon një punëmarrës, obligohet të shpallë konkurs dhe ta bëjë publik atë.

Zëdhënësja e LDK-së së Gjilani tha edhe se Drejtoria e Arsimit në Gjilan, për këto shkelje dhe papërgjegjësi, deënohet me 10,500.00 euro gjobë nga Inspektorati i Punës, gjobë të cilën duhet ta paguajë brenda 30 ditëve pas shqiptimit të saj.

Sipas saj, ky nuk është dënimi i parë për jollogaridhënie që i drejtohet këtij ekzekutivi. Gjoba të tilla të larta prej mijëra eurosh ka marrë Komuna e Gjilanit edhe në fillim të mandatit.

“Ky nuk është skandali i vetëm, sepse tashmë në çdo konkurs është vërtetuar nepotizmi i paparë e punësimi puro partiak”, ka thënë në fund, Gresa Avdiu, zëdhënëse e Degës së LDK-së në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.