Gratë nga Kamenica bëjnë ekzaminimin në mamografin mobil

Gratë nga Kamenica bëjnë ekzaminimin në mamografin mobil

Me rastin e tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, Komuna e Kamenicës ka dërguar disa gra për ekzaminimin në mamografi mobile.

Për shkak të situatës pandemike, numri i grave që do t’i nënshtrohen këtij ekzaminimi është përgjysmuar.

Sipas drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, është shumë e rëndësishme që ekzaminimet e tilla të ndodhin përgjatë gjithë vitit kalendarik.

“Marrë parasysh situatën pandemike, ekzaminimet në mamografinë mobile janë duke u realizuar në muajin nëntor. Në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit numri i grave që do të ekzaminohen është minimal, për faktin se grumbullimet nuk janë të lejuara. Mirëpo, unë vazhdoj t’u bëj thirrje të gjitha grave, që mos të neglizhohen kontrollat, si dhe t’i kthejnë në rutinë të tyre. Shëndeti i grave duhet të jetë prioritet i secilës familje”, u shpreh mes tjerash Zajmi-Krasniqi. /2LONLINE.com/

KOMENTE