DYLON

Gratë në rrugën e lirisë

Gratë në rrugën e lirisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të agjendës zyrtare të Ditës së Çlirimit të Kamenicës është hapur edhe ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë”.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur fotografi të grave që kanë kontribuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe që kanë dhënë gjithcka nga vetja e tyre, në një periudhë që rezistenca ka qenë zgjedhja e vetme për secilin.

EkoHigjiena

Ekspozita është organizuar nga gra që kanë qenë pjesë e UÇK-së në zona operative të ndryshme, me organizatore Bukurije Rexhepaj-Dukaj dhe me ideatore Mirvete Hasani, Demrije Salijaj, Florije Osmani dhe Linda Fetahu-Krivanjeva.

Znj. Krivanjeva ka ndarë para të pranishmëve ecurinë e mbledhjes së materialeve për këtë ekspozitë dhe se si një gjë e tillë është dëshmi e qartë e asaj që gratë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në periudhën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari Rahimaj ka thënë se është i lumtur që Komuna e Kamenicës ka arritur të kontribuojë në organizimin e një ekspozite të tillë, që është dëshmi e kujtesës tonë kolektive dhe vlerave që duhet t’i kultivojnë të gjithë.

Znj. Dukaj si pjesëtare e UÇK-së ka ndarë me të pranishmit kujtime nga ajo kohë si dhe ka falenderuar Komunën e Kamenicës për ndihmën që ka dhënë në organizimin e kësaj ekspozite.

Në fjalimin e tij, Kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Kamenicë Milaim Limoni, ka theksuar rëndësinë dhe rolin e gruas në periudhën e viteve 1998-1999. Ai vlerësoi kontributin e grave që, përkundër rreziqeve dhe sfidave të mëdha të kohës, qëndruan në vijën e parë të rezistencës dhe mbështetjes së popullit të Kosovës.

Kryetari Rahimaj krejt në fund të ceremonisë ka ndarë edhe mirënjohje për organizatorët dhe pjesëtaret e UÇK-së, duke vlerësuar lartë veprën e tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.