Gratë në përkrahje masive të kandidates Arbëreshë Kryeziu Hyseni

Gratë në përkrahje masive të kandidates Arbëreshë Kryeziu Hyseni

Mbi 60 gra, u mblodhën sot në tubimin e organizuar nga kandidatja për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kandidatja që bartë numrin 36, sot mbajti takim me gratë përkrahëse të saj, të cilat i falenderoi për pjesëmarrjen dhe për përkrahjen e madhe që po merr nga gratë në forma të ndryshme.

Ajo tha se ka ardhur koha që të mos lejojmë që femra të përdoret vetëm si makineri për grumbullimin e votave, por është koha që ajo të vlerësohet në bazë të intelektualitetit, profesionalizmit dhe pozitës që ka në shoqëri, pa marrë parasysh a është doktoreshë, profesoreshë, ekonomiste, parukiere apo amvise. Sepse secila e ka rëndësinë e vet, secila luan një rol të rëndësishëm në krijimin e familjes dhe edukimin e brezave.

Prandaj, kandidatja me numër 36 nga Lëvizja Vetëvendosje! Arbëreshë Kryeziu Hyseni, në emër të grave që ishin prezente në takim, por edhe të atyre që nuk patën mundësi të merrnin pjesë, i bëri thirrje të gjitha grave pa përjashtim, që të votojnë për të drejtat e tyre, që të votojnë për mosdiskriminimin e tyre dhe mospërbuzjen e vlerave të cdo gruaje, duke votuar për numrin 10-të dhe për më të mirin kryetar që Gjilani do ta ketë ndonjëherë, Sami Kurteshi.

Para të pranishmeve foli edhe kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan Besa Baftiu, si dhe kryetari i ardhshëm i Gjilanit Sami Kurteshi, të cilët u zotuan se Lëvizja do të ngrisë zërin në emancipimin e femrës në shoqërinë tonë.

E sponsorizuar nga Arbëreshë Kryeziu Hyseni

KOMENTE