/2L ONLINE/ – Pjesëmarrja masive e grave gjilanase në takimet e Forumit të Gruas (FG) të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe përkrahja që po i jepet nga i pari i komunës së Gjilanit, është dëshmi se gratë gjilanase janë më të forta dhe më të unifikuara se kurrë më parë.
Kështu u tha në takimin e radhë të strukturave udhëheqëse të FG LDK-së që po kryesohen nga kryetarja Valentina Bunaku – Rexhepi, nëpër nëndegë të ndryshme, kësaj here në atë II/1.
Kryetarja Bunjaku- Rexhepi bashkë edhe me nënkryetaren Nezahate Agushi Omer dhe bashkëpunëtore të tjera u pritën nga kryetarja e nëndegës II/1, Arbëresha Xhemajli-Rukovci me aktiviste t tjera e të cilat e vlerësuan lartë rolin dhe angazhimin e FG LDK-së, e veçmas të kryetares Valentina Bunjaku – Rexhepi, pasi që ajo është edhe kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e ku po ashtu po dëshmohet edhe në atë pozitë.
Edhe Rexhepi-Bunjaku nga ana e saj vlerësoi angazhimin e secilës në FG të LDK-së dhe edhe në ktë takim ftoi për diskutime të hapura për çdo gjë që është në interes të Forumit të gruas por edhe gruas gjilanase në përgjithësi. Ajo kërkoi nga pjesëmarrësit të flasin lirshëm e hapur për të gjitha temat, problemet, nevojat , kërkesat që pastaj ajo ti ketë pjesë e aktivitetit të saj të përditshëm edhe si e para e Forumit por edhe si Kryesuese e Kuvendit Komunal.
Nga të pranishmit u vlerësua lartë puna dhe angazhimi i deritanishëm i kryesueses së Kuvendit dhe veçanërisht vlerësuan përkrahjen qe po e jep për gruan gjilanase edhe Kryetari i Komunës se Gjilanit Lutfi Haziri .
Bunjaku – Rexhepi tha se pjesëmarrja masive e gruas gjilanase nëpër këto takime të FG LDK, po dëshmon që gratë gjilanase janë më të forta dhe më të unifikuara se kurrë më parë dhe se gratë e LDK-së me të në krye përherë gjejnë kohë për të punuar dhe ky është çelësi i suksesit.
Përndryshe, takime të strukturave të FG LDK-së nëpër nëndegë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /2L ONLINE/