Gratë e zëshme janë më të shëndetshme

Gratë e zëshme janë më të shëndetshme

Menaxhimi i emocioneve tona shpeshherë është gjë e komplikuar. Duke i shprehur gjërat që i ndjejmë e mendojmë mund të na ndihmojnë t’i shohim gjërat nga një këndvështrim tjetër.

Këtë e ka mbështetur edhe një studim amerikan me qindra gra të martuara, të cilat kishin qenë afër apo pas fazës së menopauzës.

Ato kishin raportuar se kur i vendosin nevojat e dikujt para të vetave duke heshtur për ta shmangur dëmtimin e lidhjes, pastaj kanë rritje të kolesterolit, depresionit, mbipeshës, etj.

Hulumtuesit e kishin matur shpeshtësinë kur këto femra kishin përjetuar zemërim apo “shpërthim të euforisë”.

Ata i kishin adresuar këto momente kur ato kishin qenë të afta t’i shprehin emocionet duke e rritur volumin e zërit apo duke deklaruar verbalist se çfarë i bën të ndihen të frustruara.

Pjesëmarrëset të cilat kishin shfaqur sjellje të tillë ishin regjistruar si persona me shëndet më të mirë sesa ato të cilat nuk zemërohen.

Ato gjithashtu kishin përjetuar përfitime psikologjike pas parandalimit të shtypjes së këtyre gjendjeve emocionale.

KOMENTE