/2L ONLINE/ – Qendra e Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan nën udhëheqjen e kryetares Besa Baftiu ka realizuar një varg aktivitetesh në qytetin e Gjilanit. Fillimisht Baftiu nën shoqërimin e anëtares së kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Nazlije Bala, anëtareve të kuvendit komunal nga radhët e Lëvizjes si dhe disa aktivisteve tjera kanë vizituar strehimoren për gra dhe fëmije “Liria” në Gjilan. Në vazhdën e këtij takimi kryetarja ka parë nga afër problemet dhe peripecitë që përballet kjo qendër rehabilituese e cila funksionon nga viti 2003.
Gjatë këtij takimi kryetarja e qendrës në Gjilan Besa Baftiu ka shprehur indinjatën e saj si dhe ka ofruar përkrahjen për gratë që gjejnë strehim të përkohshëm si dhe për qendrën në përgjithësi. Ajo ka theksuar se nuk do të iu mungojë përkrahja për sa i përket Qendrës së Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan pasi që me angazhimin e të gjithëve kjo Qendër Sociale do të ketë më të lehtë funksionimin dhe do të ofroj tretman më të suksesshëm për të gjithë ata që i drejtohen kësaj Qendre të strehimit.
Ajo ka dënuar dhunën në çdo formë që ushtrohet. “Ne kemi nevojë për një familje të shëndoshë, shoqëri të mirëfilltë dhe angazhim maksimal për faktin që në shtëpi ashtu dhe në shoqëri të dyja gjinitë të jenë të barabarta’, është shprehur ndër tjera Besa Baftiu.
“Aktiviteti i kryetares Baftiu vazhdoi me takimin e organizuar për një takim falënderues për gratë aktiviste të Qendrës së Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan. Në takim ishin të pranishme një numër madhe i grave aktiviste ,të cilat me praninë e tyre konfirmuan se asnjëherë nuk mungon vullneti për punë dhe angazhim ne Lëvizja Vetëvendosje”, thuhet në njoftimin e kësaj Lëvizjeje.
Në këtë takim Baftiu falënderoi gratë aktiviste të Lëvizjes për angazhimin maksimal në punën e palodhshme të grave gjatë tërë kohës e veçanërisht angazhimin e tyre në aktivitetet e Lëvizjes për parandalimin e Demarkacionit dhe “Zajednicës”.
“Lëvizja po rritet çdo ditë e më shumë dhe kjo po ndodh falë angazhimit tuaj maksimal në punën të cilën po e bëni ju dhe shumë aktivist të tjerë të cilët po punojnë vazhdimisht që të sjellim ndryshimin i cili vije vetëm me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje”, theksoi Besa Baftiu
Në takim me gratë aktiviste ishte e pranishme edhe Nazlie Bala anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh udhëheqëse e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, e cila theksoi se Gjilani mund të bëj ndryshimin e shumë pritur vetëm duke u angazhuar e duke u bërë pjese e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo kërkoi nga gratë aktiviste që të punojnë më përkushtim që fryma , programi i Lëvizjes të jetë i pranishëm në çdo shtëpi.
Me nga një fjalë rasti të pranishmet i përshëndetën edhe asambleistet Arjeta Rexhepi, Krenare Latifi dhe aktivistja Ardiana Halimi. Ato ju bën thirrje kryesisht të rinjve gjilanas që të merren më shumë me politikë pasi që vetëm së bashku mundemi të bëjnë ndryshime për jetën e qytetarëve të Gjilanit. /2L ONLINE/