DYLON

Gratë e Partisë Demokratike të vendosura: Bashkë me Leonorën do ta bëjnë ndryshimin që i duhet Gjilanit!

Gratë e Partisë Demokratike të vendosura: Bashkë me Leonorën do ta bëjnë ndryshimin që i duhet Gjilanit!
Avatar photo Redaksia

Nder dhe kënaqësi që sot zhvilluam një takim të jashtëzakonshëm me gratë e qytetit, ku përsëri u dëshmua mbështetja e fuqishme për Partinë Demokratike në Gjilan dhe për Leonorën kryetare të komunës.

Bashkë me Leonora Morina Bunjaku dhe me kandidatet e listës fituese dhe me gratë e komunës sonë që vinë nga të gjitha fushat, diskutuam për ndryshimin që i nevojitet urgjentisht Gjilanit pas një degradimi të krijuar tash e 8 vite nga pushteti aktual.

EkoHigjiena

I falënderuam të gjithë mjeket, mësueset, aktivistet e subjektit tonë dhe të gjitha zonjat e nderuara që ishin prezente për ndihmën e tyre të pafund që nuk u ndalën kurrë së mbështeturi Partinë Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike ka programin më të mirë për të gjitha sferat dhe Leonora si kryetare e ardhshme e Gjilanit zotohet se do ta ndryshojë qytetin tonë për një mirëqenie më të mirë për Gjilanasit pa asnjë diskriminim për askënd.

Gratë kanë vendosur ta bëjnë ndryshimin që i nevojitet Komunës sonë dhe do ta largojnë keq-qeverisjen që ka zgjënjyer qytetarët tanë.

Një falënderim i veçantë edhe për ish-deputetet e Kuvendit, Valdete Idrizi dhe Sala Berisha-Shala, që na nderuan me ardhjen e tyre në qytetin tonë.

Ndryshimi në Gjilan po vjen dhe ky ndryshim do të ndodhë me Partinë Demokratike në krye të qytetit.

#bashkëpërGjilanin

#LeonoraMorinaBunjaku

#PDK177

Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.