/2L ONLINE/ – Forumi i Gruas i LDK-së, Dega ne Gjilan, ka bërë me dije përmes një komunikate se strukturat e këtij organizmi e duan Hazirin, kryetar të LDK-së në nivel qendror dhe se në këtë drejtim kanë ofruar mbështetje të fuqishme të strukturës së gruas që funksionon brenda LDK-së së Gjilanit.
Ja arsyetim i igrave të LDk-së në lidhje me ktë çështje.
“Struktura e Forumit të Gruas dega në Gjilan në mbledhjen e mbajtur me strukturat e saj japin mbështetje të pakontestueshme kryetarit të komunës z.Lutfi Hazirit dhe njëherësh kryetar i Degës së LDK-se në Gjilan, për kryetar të LDK-së.
Kryetari L.Haziri nga Anamorava ka patur rrugëtime të vështira prej viteve të 80-ta si i ri , ku në vitin 1998 u burgos me akuza të udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Karadakut.
Ne vitin 200 është zgjedhur Kryetar i Komunës se Gjilanit , në vitin 2001 Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës në këtë funksion u zgjodh edhe udhëheqës i delegacionit te komunave te KosovëS në Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Regjional në Strasbourg ( këshilli i Europës) , në vitin 2004 Ministër i i parë i Pushtetit Lokal, Ministër i Kulturës, zv. Kryeministër i Qeverisës Kosovës Deputet në parlamentin e Kosovës tani Nënkryetar i LDK-së, me aktivitetin e tij politik asnjëherë nuk e zhgënjeu elektoratin e LDK-së.Liderdship me aftësi për ndikim tek të tjerët ,Lidership besnik, me karakter dhe mbi të gjitha i afërt me çdo qytetar duke e vënë vetën nga pozita e tij në pozicionin e tyre.
z.Haziri edhe pse i ri në moshën 28 vjeçar arriti fitoren bindëse për ta udhëhequr Komunën e Gjilanit ku elektorati nuk ia harroi sakrificat dhe e shpërbleu me votat e tyre fitimtar sikurse e dëshmuan edhe zgjedhjet e fundit të vitit 2013 do ta dëshmoje edhe në kuvendin e VIII-te të LDK-së dega Gjilan. Ne si Struktura të kryesisë së Forumit të Gruas i japim mbështetje te fuqishme liderit të pakontestueshëm edhe për kryetar të LDK-së në nivel qendrore sepse tani është momenti që LDK të udhëhiqet nga një Lidership i Anamorava. Prandaj z.Lutfi Haziri mund të jetë një shpërblim për elektoratin e LDK-së dhe qytetaret e Kosovës.
Strukturat e Forumit Gruas të LDK-së dega ne Gjilan.
/fotoilustirm/