DYLON

Gratë e diasporës vizitojnë Ministrinë e Diasporës

Gratë e diasporës vizitojnë Ministrinë e Diasporës
Avatar photo Redaksia

Zv. Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura ka pritë në një takim delegacionin e grave të Diasporës nga shoqata Lyra.

“Atdhetari është atdhetar, qoftë dhe jashtë atdheut. Ndaj, kërkoj nga ju, të jepni maksimumin tuaj në shërbim të Republikës së Kosovës. Roli i gruas shqiptare është pa, sidomos gjatë luftës së fundit” – ka thënë me këtë rast, zv. ministri Faruk Nura.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e shoqatës, Miradije Maliqi, ka thënë se gratë shqiptare në diasporë, e kanë për detyrë të vazhdojnë të kontribuojnë ndaj atdheut.

EkoHigjiena

“Jemi të lumtur që ju takojmë. Gruaja shqiptare në diasporë është kontribuuese e barabartë si në luftë, si në paqe, me burrat. Jemi të kësaj toke” – ka thënë Maliqi.

Shoqata Lyra që vepron në Zvicrës, ishte themeluar nga komandanti Agim Ramadani. Pjesmarrëse në takim ishte dhe e veja e komandantit, Shukrije Ramadani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.