/2L ONLINE/ – Aleanca e Grave të Kosovës, Dega në Gjilan ka organizuar një takim mobilizues për protestën e 14 Majit e cila pritet të organizohet në Prishtinë. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetarja e AGK-së Magbule Shkodra dhe Nënkryetarja e degës së AAK-së në Gjilan Arta Haziri Nuhiu.
Edhe kryetarja e AGK-së Magbule Shkodra, edhe nënkryetarja e AGK-së dega në Gjilan Arta Haziri-Nuhiu. I kanë bërë ftesë të gjithë qytetarëve gjilanas, pa dallime partiake, të cilët nuk janë të kënaqur me këtë gjendje në Kosovë, që me 14 maj edhe më fuqishëm të protestojnë kundër kësaj qeverie e cila e ka shkelur kushtetutën, dhe kundër kësaj qeverie, e cila tanimë e ka humbur legjitimitetin.
Ato kanë ftuar gjilanasit të jenë në shesh të Prishtinës, më 14 Maj, në numër sa më të madh për ta fuqizuar zërin kundërshtues ndaj një qeverie pa legjitimitet. /2L ONLINE/