/2L ONLINE/ – Në ambientet e Policisë së Kosovës Drejtoria Rajonale e Gjilanit, janë pritur, deputetet e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu, njëkohësisht anëtare e Komisionit për Çështje Sigurie në Kuvendin e Kosovës dhe deputetja Salihe Mustafa, si dhe Gratë udhëheqëse të larta të Policisë së Kosovës nga Shtabi Qendror me Kolonele Taibe Canollin.
Ato janë pritur nga Drejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit Kolonel Kolonel Elmina Mahmuti, dhe stafi i gjerë i femrave police të Kosovës.
Duke i falënderuar për vizitën, kolonele Elmina Mahmuti prezantoi stafin komandues nё rajon dhe raportoi, strukturën e gjithё pjesëtareve të PK-së.
Pjesëmarrja e grave në Struktura komanduese dhe të policisë në rajonin tonë pra nëpër të gjitha stacionet është e kënaqshme dhe përfaqësohet nga etni të ndryshme. Rajoni jonё ёshtё njё ndёr rajonet e qeta të Kosovës, ka thënë kolonele Elmina Mahmuti.
Sipas saj, pjesëtarët e PK-së,veprojnë në të gjitha pozitat nga oficerët deri te gradat e larta dhe janë të përkushtuara nё kryerjen profesionale të detyrave tё tyre zyrtare, si ruajtjen e rendit dhe qetёsisё.
Pjesë e sukseseve të Policisë së Kosovës në rajonin tonë në aktivitete e përditshme policore pa dyshim është edhe kontributi i femrave police që punojnë në kuadër të policisë së Kosovësm thotë Mahmuti.
Në fjalën e rastit deputetja Ganimete Musliu ka uruar për punën e mirë që policia e Kosovës me një përbërje të kënaqshme të grave të etnive të ndryshme po krijon kushte për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë, dhe njëkohësisht është mirë që tani janë thyer mitet se edhe gratë dhe vajzat tona janë të aftë që të kontribuojnë dhe të ndihmojnë në punë për krah burrave duke marrë përgjegjësi dhe duke dhanë kontributin e tyre, edhe përkundër shumë vështirësive që ato hasin në jetën e përditshme.
Ajo ka premtuar se në forumet shtetërore do të përçoj fuqishëm përpara përkrahjen ndaj grave police dhe grave që punojnë në përgjithësi në mënyrë që ato të kenë mundësi që të përfaqësohen denjësisht dhe në mënyrë të barabartë në punët dhe përgjegjësitë që u besohen. /2L ONLINE/