DYLON

Gratë Aktive të Komunës së Gjilanit paralajmërojnë protestë

Gratë Aktive të Komunës së Gjilanit paralajmërojnë protestë
Avatar photo Redaksia

Sot u mbajt takimi i grave aktive te Komunës së Gjilanit përfshirë, grupin e grave në politikë, OJQ-të, ZBGJ, ZDF, kryetarja e KVRL, gratë në biznes…, me qëllim të koordinimit për organizimin e  protestës si shenjë revolte për dhunën e ushtruar ndaj grave dhe fëmijëve, me theks të veçantë për rastet e fundit që përfunduan me fatalitet.

Protesta do te mbahet më 6 shtator ora 12.02 në Gjilan. Marshi i protestuesve  niset nga platoja e Teatrit për të vazhduar drejtë Gjykatës Themelore me moton “Boll Mo”.

Kjo protestë ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat që shkaktohen nga dhuna në familje dhe për ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin strikt të ligjeve të aplikueshme në vend.

EkoHigjiena

“Si gra aktive jemi të shqetësuara sepse edhe një tjetër jetë e marrë dhunshëm, një nënë, një bijë, një kolege, një femër bie pre e dhunës në familje, andaj kontribuo edhe ti dhe bëhu pjesë e këtij marshi.Ju bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkëngjiten në këtë proteste”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gratë Aktive të Komunës së Gjilanit!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.