50 milionë euro është shifra që Borussia e Mönchengladbach -ut ka vënë për kartonin e Granit Xhakës.Përballë interesimit të disa prej klubeve më të mëdhenj të Europës, si Bayern, Juventusi apo Liverpool, Mönchengladbach dëshiron të bëjë një biznes të madh.
Mesfushori shqiptar i Zvicrës, kapiteni 23 – vjeçar, po shkëlqen si asnjëherë tjetër këtë sezon, duke e shumëfishuar shifrën për të cilën u mor nga Gladbach.
Borussia e bëri të vetin katër vjet më parë për 8.5 milionë euro. Ai është sot një nga lojtarët më të shtrenjtë të kampionatit gjerman, sipas gazetës “Bild”.
Në krye të vlerësimeve është Thomas Muller për të cilin Bajerni kërkon 200 milionë euro, vijnë më pas Aubameyang i Dortmundit dhe Draksler i Volfsburgut, ndërsa Xhaka është i pesti në listën e më të shtrenjtëve.
I kritikuar për stilin e tij të lojës, shqiptari i Kosovës është mbrojtur duke thënë se ai vërtet luan fort, por nuk është i çmendur.