(2L ONLINE) – Policia e Kosovës në Gjilan është informuar përmes telefonit se në Lagjen “Dardania I” këtu në Gjilan është dëgju një shpërthim i fuqishëm. Njësitet Patrolluese të Policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para mësohet se është hedhur një granat dore (lloji nuk dihet) në shtëpinë e pronarit R. S. (1950) dhe me këtë rast, fatmirësisht, nuk është lënduar as kush, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është thyer një dritare pranë ballkonit në pjesën e përparme të shtëpisë si dhe janë shkaktuar dëme në fasadën e mureve të ballkonit, po ashtu dëme materiale janë shktuar edhe në dritaret e disa shtëpive për rreth.
“Në vendngjarje kanë dalur edhe Njësiti i Krimteknikës Rajonale , ku kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për Krime të Rënda në Gjilan. Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e Policisë së Kosovës Hetimet Rajonale. /2L ONLINE/