Policia e Kosovës ka njoftuar se një person derisa po punonte në afërsi të një restauranti në Berivojcë të Kamenicës ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. “Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në afërsi të një restoranti ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në njoftimin e policisë.
fotoilustruese