Grafitet me mbishkrimin “UÇK”, “ISIS”, “Kalifati po Vjen” e “AKSH” në pronën e Manastirit të Deçanit, sipas informacioneve që posedon Policia e Kosovës, janë shkruar nga tre të mitur.
Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një prononcim për RTK, kanalin në gjuhën serbe.
“Kemi informacione se janë shkruar nga tre të mitur. Por policia po vazhdon hetimet. Ky është një akt vandal dhe policia do të flasë me prindërit e tre të miturve në mënyrë që gjeste të tilla mos të përsëriten”, ka thënë Rexhepi.
Dje në muret dhe portat e Manastirit janë shkruar grafite si ISIS, AKSH, UÇK, etj.