/2L ONLINE/ “3D” është quajtur ekspozita e grafistëve Fatmir Dërmaku dhe Faton Dërmaku. Ekspozitë kjo e cila do të hapet në Zurich, më datë 23 Shtator. Në këtë ekspozitë Fatmir Dërmaku na prezantohet me 30 fletëgrafika në teknikën akuatintë, gjilpërë e thatë, sitoshtyp dhe linogdhendje me tematikë “Torzot”, ku përmes vijës strukturës dhe ngjyrave “Torzot” paraqesin në mënyrë simbolike të kaluarën e kombit tonë.
Ndërsa, Faton Dërmaku prezantohet me 38 fletëgrafika në teknikën shtyp digjital me tematikën ,,Dance’’. Përmes potezave të brushës dhe vijave në kombinim me teknologjinë kompjuterike vihen në shprehje shumë kreative figurat në lëvizje.
Artisti përmes këtyre punimeve ka arritur te paraqes feminitetin dhe luftën për të drejtat e femrave. Ky prezantim është rezultat i kuratorit te kësaj ekspozite Adem Dërmaku.
Ekspozita do te qëndrojë e hapur dy jave, dhe bashkatdhetarët tanë atje do ta kenë mundësinë ta vizitojnë atë. /2L ONLINE/
Posteri i Expozitës
Teknika e kombinuar “ E kaltër” Fatmir Dermaku
Teknika e kombinuar “ DANCE” Faton Dermaku