Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, është shprehur i befasuar me rezultatin e zgjedhjeve në disa komuna, pavarësisht se kjo parti ka ruajtur primatin si subjekti më i madh politik në Kosovë.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se është herët të flitet për përgjegjësi, por ka bërë me dije se do t’i analizojnë në detaje të gjithë faktorët që kanë ndikuar në këtë rezultat. Duke iu referuar humbjes së Isa Mustafës në Prishtinë, Grabovci ka thënë se Hashim Thaçi nuk do të pranonte të garonte për ta udhëhequr Kosovën në rast se do ta humbte një betejë të tillë.
“Kur një lider nuk është në gjendje ta fitojë Prishtinën, nuk e di pse ka pretendime ta udhëheqë Kosovën”, ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” Grabovci.