DYLON

Grabovci fajëson Serbinë për migrimin

Avatar photo Redaksia

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e ka fajësuar shtetin serb, për emigrimin e kosovarëve jashtë vendi. Sipas tij, emigrimi i qytetarëve është mirë i organizuar dhe për këtë ai fajëson Serbinë.

“Ne e dimë që me herët kalimi nëpër Serbi ka qenë shumë i vështirë, poashtu edhe kalimi i kufirit me Hungarinë ka qenë tepër i vështirë.

EkoHigjiena

Por tani është duke ndodhur një e keqe prapa të cilës qëndron shteti serb”, ka thënë Grabovci, për RTK.

Ai ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të marrë masat adekuate.

“Askush nuk duhet të përjashtohet nga përgjegjësia e ikjes. Krerët e institucioneve duhet të veprojnë menjëherë dhe ta ndalojnë emigrimin”, ka thënë Grabovci.

Ai ka folur edhe për qëndrimin e tij dhe disa deputetëve të Kuvendit në ‘Lutjen e Mëngjesit’ në Amerikë. Sipas tij, gjatë qëndrimit ë delegacionit kosovarë në Amerikë, ata kanë pasur një trajtim të veçantë nga ana e organizatorëve.

Grabovci ka shtuar se gjatë kësaj kohe ka pasur takime të veçanta me kongreset dhe senatorë të shtetit amerikan me ç’rast kanë marrë mësimet të mira.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.