DYLON

Grabiten dy të rinj, sulmuesit kishin thika e shkopinj

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Policia Rajonale e Gjilanit ka bërë me dije se dy të rinj kanë lajmëruar përmes telefonit se deri sa ishin duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi, në rrugën “Mustafe Kokaj” në Gjilan,  janë sulmuar nga pesë person te dyshuar te cilët sipas viktimave, tre nga ta kanë  pasur dhe thika në dorë, ndërsa dy të tjerë shkopinj të drunjtë .

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Gjilanit, ka thënë se sipas viktimave  ata janë rrezuar ne tokë duke u goditur nëpër trup dhe duke i kërcënuar me thika deri sa ju kanë marre telefonat qe i kishin pasure me veti, për të ikur në drejtim të panjohur.

EkoHigjiena

Zëdhënësi Hashani tha se njërit prej tyre  i është marrë telefoni i markës-“HTC” ne vlerë të konsiderueshme, ndërsa tjetrit i është marrë telefoni i markës Samsung. Viktimat  kanë  marrë dhe tretman mjekësore.

“Njësite patrullues kanë patrulluar në lokacioni e lartshënuare por nuk ka hasure ndonjë person te dyshuar .Për rastin është njoftuar dhe operativa regjionale,si dhe prokurori kujdestar i cili na ka udhëzuar qe rasti ti dedikohet Njësisë  përkatëse për hetime. /2lonline/