DYLON

Grabiste Kazinot në Gjilan e Viti, arrestohet në Pejë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – I dyshuari G. Dauti, që grabiste Kazinot në Gjilan e Viti, është arrestuar në Pejë, kanë bërë të ditur autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, Njësiti i Hetimeve regjionale në Gjilan është njoftuar nga ana e Njësitit të Hetimeve të stacionit policor në rajonin e Pejës, se është arrestuar i dyshuari i kërkuar me emrin G. Dauti, me banim në fshati Sllatine e Epërme, Komuna Viti.

EkoHigjiena

Zëdhënësi Hashani tha se i njëjti dyshohet për tri raste të “Grabitjes” kohë më parë, një rast që ka ndodhur në rr. “Halil Alidema” në Gjilan, në kazinonë “Kajota”. Rasti tjetër ka ndodhur në kazinonë “ACT” në rrugën “Avdulla Tahiri” në hyrje të rrugës së Malishevës, dhe një rast në kazinonë “Astra” në Viti.

“Njësit i Njësiti i hetimeve rajonale në vazhdim të hetimeve ka marr informatën dhe në bashkëpunim me njësitin Rajonal të Hetimeve në Rajonin e Pejës ka arritur që i dyshuari G. Dauti të arrestohet dhe sot me vendim  të prokurorit të Shtetit,  Njësiti i NJHR-së së Gjilanit ka shkuar dhe e ka marrë të dyshuarin nga qendra e ndalimit të Pejës dhe e ka sjellë në qendrën e ndalimit në Gjilan në mënyre që i njëjti të intervistohet dhe të procedohet lënda në Prokurori”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2lonline/ 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.