DYLON

Gorani ligjëron para studentëve të Universiteti të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – – Ekonomisti dhe profesori Hajrullah Gorani ishte i radhës që në universitetin e ri të Gjilanit  mbajti një ligjëratë për studentët e Universitetit të Gjilanit , në lidhje me ekonominë dhe funksionim e vendit.

Gorani është shprehur se vetëm njohja profesionale mund të dërgoj vendin në zhvillim ekonomik e kulturor që sipas tij për një gjë të tillë edhe ai vetë ka insistuar , dhe si rezultat i gjithë kësaj kjo do te ishte e realizueshme vetëm me kuadro profesionale.  ‘’Kam insistuar që të ketë njohje profesionale sepse vetëm kjo mundësi e dërgon vendin në zhvillim të ekonomisë të kulturës e kështu me radhë , dhe kjo gjithashtu është e realizueshme vetëm me kuadro të shumta profesionale’’ tha Gorani.

EkoHigjiena

Ndërsa,  Flamur Hyseni profesor në Universitetin e Gjilanit , ka theksuar se universiteti i ri i Gjilanit ka synime të mëdha akademike , dhe sjellja e këtyre ligjëratave ka ngjall interesime të shumta tek studentët. Sipas Hysenit UGJ-ja është një sfidë e re dhe si i tillë ne si staf po mundohemi të sjellim ligjërata të profileve të ndryshme. ‘’ Universiteti i Gjilanit është një sfidë e re , kështu ne po punojmë që të sjellim figura të shquara për ligjërata , kështu janë ngjallur edhe interesimet e studentëve ‘’ tha Hyseni.

Përderisa shumë të kënaqur mbeten të jenë studentet e UGJ-së , ata thonë se këto ligjërata janë të mirëseardhura për ta dhe për një universitet i ri siç është ky i Gjilanit.

Për më tepër Profesor Hajrullah Gorani  është një nga akademikët më të njohur në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi. Ai ka një doktoraturë nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Beogradit, ku atje përfundoi Masterin  dhe studimet universitare. Në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës ai ka qenë profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik. Ndryshe ai njihet si profesor i Ekonomisë, Kontabilitetit, dhe e Biznes terminologjisë /Edona JERLIU/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.