Pajtim Kasami është futbollisti shqiptar, që me golin e tij në vitin 2014 kundër skuadrës së Crystal Palace, kishte marrë vëmendjen e shumë tifozëve.
Kurse tani pasi kanë përfunduar votimet për golin më të bukur të dekadës, tifozët e kanë zgjedhur golin e tij si golin më të bukur të dekadës.
Po ashtu pasi goli i tij u zgjedh më i miri i dekadës, Kasami pati një mesazh për të gjithë duke thënë:
“Dua t’i falënderoj të gjithë që e keni votuar golin tim, si golin e dekadës, kjo do të thotë shumë për mua, i vlerësoj po ashtu shumë mesazhet e mira që i kam marrë, kurse goli im ishte një gol instikti, nuk e kam menduar shumë, kurse tani pasi kanë kaluar 6 vite, e kam kuptuar se me të vërtetë ishte një nga golat më të bukur që i kam shënuar”.