Werder Bremen nuk e ka kaluar një vit shumë të mirë, sidomos në sezonin e ri që ka filluar në shtator.
E vetmja gjë e mirë e Bremenit ishte paraqitja e Milot Rashicës në secilën ndeshje, ku shumë herë i mbylli i vetëm ndeshjet.
Skuadra e ka shpallur fitoren kundër Wolfsburg si mysafir, si momentin më të mirë të vitit.
Werderi fitoi me rezultat 2-3, derisa Milot Rashica shënoi dy gola mjaftë të bukura.