Java e tetë në Superligë rezultoi me shumë gola dhe rrjedhimisht edhe golashënues.
Në mesin e më të mirëve janë edhe dy futbollist të klubeve gjilanase, respektivisht Gerhard Progni në krye me pesë gola dhe kësaj liste iu shtua edhe Betim Haxhimusa me dy sosh.
Me dy golat e realizuar në duelin e javë së tetë përballë Flamurtarit, sulmuesi i Gjilanit, Gerhard Progni është ngritur në kuotën e pesë golave.
Tani Progni barazon Arb Manajn e Trepçës ’89 dhe Kastriot Rexhën e Feronikelit që kanë gjithashtu nga katër gola.
Më poshtë e gjeni edhe listën e golashënuesve më të mirë: