Kanë përfunduar ndeshjet e javës së gjashtë në Superligë. Për gjashtë xhiro u shënuan shumë fitore, humbje dhe gola.
Sulmuesi më në formë i Superligës në këto xhiro është Arb Manaj. Manaj në tri ndeshja sa i ka zhvilluar, ka arritur të shënojë katër gola me fanellën e 89-shit, duke i prirë listës së golashënuesve.
Pas tij, renditet mesfushori i talentuar i Ballkanit Blend Baftiu me tre gola, aq sa ka të realizuara edhe sulmuesi kroat i Gjilanit, Tomislav Busiç.
Më poshtë lista e golashënuesve:
Arb Manaj (Trepça 89’) 4
Blend Baftiu (Ballkani) 3
Tomislav Busiç (SC Gjilani) 3
Van – Dave Harmon (Drenica) 3
Mendurim Hoti (Feronikeli) 3
Arbër Hoxha (Ballkani) 3
Arbnor Muja (Trepça 89’)
Gerhard Progni (SC Gjilani) 3
Kastriot Rexha (Feronikeli) 3
Visar Berisha (Ballkani) 2