(2LONLINE) – Kohët e fundit jemi dëshmitarë të debateve dhe analizave të politikanëve e analistëve që flasin për islamin politik. Kjo fushatë e debateve e cila po mundohet të bëj një lidhje në mes politikës sipas islamit dhe ekstremizmit kinse po ekzistojnë një lidhje e tillë. Po në realitet nuk ekziston edhe këto janë luftë propagandistike mediale e zhvilluar nga qarqe të ndryshme që nuk i duan të mirë këtij populli.
Nëse duam që kjo shoqëri të ketë rezultate të mira atëherë duhet inkuadruar njerëz që i përkasin politikës edhe fesë. Kjo simbiozë mund të jetë pikërisht e dobishme për dy palët. Nëse vetëm njëra palë mendon se skajshmërisht e ka të drejt e pala tjetër e ka gabim atëherë kjo rrezikon marrëdhëniet e kësaj simbioze.
Frika nga gogoli është e paarsyeshme sepse në realitet nuk ekziston një i tillë. Kjo lojë e paraqitur për islamin politikë si duket mundohet të krijoj opinion të gabuar në shoqëri tonë. Burimi i frikës nuk është islami por politika pa moral, kjo mendoj që është gogoli i vërtetë.
Feja ushqen shoqërinë me zakone të larta të respektit dhe harmoni ku nuk ka privilegje për askënd. Nëse po duan që kjo shoqëri të këndellet atëherë nuk duhet hezituar që provon edhe futjen e vlerave morale prej fesë në politikë sepse një politikë e pamoral nuk shëron shoqërinë e cila vuan nga depresioni, injoranca dhe vlerat morale.
Anashkalimi i një pjese të shoqërisë që duan përfaqësimin dhe prezantimin e vet në politikë mendoj që nuk i kontribon të mirë së vendit por krijon hendek të madh në mes dy formacioneve. Duhet gjetur modalitete të përbashkëta në relacion që kjo shoqëri mos të polarizohet në pjesë që e duan fenë dhe atyre që mendojnë ndryshe.
Frika është pjesë e krijesave, ajo është e ngulitur në vet instinktin njerëzor. Është e kuptueshme sepse ajo na mbron më situata të rrezikshme. Mirëpo edhe frika nga diçka sureale apo e rrejshme është absurditet. Nga çka ne në realitet po frikësohemi? /2lonline/
/Artan Jakupi/