/2L ONLINE/ – Sipas autoriteteve policore, në fshatin Kabashi të Vitisë, raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në emergjencë, pasi që i njëjti është goditur aksidentalisht me plumb të një pushkë ajrore nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar.
Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
fotoilustrim