DYLON

Godasin ndërkombëtarisht “Mollëkuqet”

Godasin ndërkombëtarisht “Mollëkuqet”
Avatar photo Redaksia

Suksese të mëdha dhe të pandalshme, në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Talentet tona po korrin suksese të njëpasnjëshme edhe përtej kufijve kombëtar, i radhës është në “Young Europe” në Kievë të Ukrainës, ku Edisa Ahmedi zuri vendin e parë në kategorinë e saj, ndërsa Ilda Nuhiu dhe Yllza Hasani vendin e dytë.

“Mollëkuqet” shkëlqyen në këtë festival ndërkombëtar, dhe si rezultat i kësaj, morëm shumë ftesa për festivale evropiane dhe jo vetëm. Të motivuar për punë të mëtejme, njëkohësisht duke ditur edhe përgjegjësinë, do të ecim përpara drejt fitoreve tjera. Kemi talentë, kemi ide, cilësi dhe padyshim edhe rezultat po vijnë. Mirënjohëse për të gjithë ata që na mbështetën në rrugëtimin tonë, dhe nga këtu iu themi “Ia dolëm”.

Arta Haziri-Nuhiu

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.