DYLON

Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.

Pro zgjedhjes së Konjufcës kanë votuar 69 deputetë, 33 ishin kundër.

EkoHigjiena

Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u është drejtuar qytetarëve nga pozita e kryeparlamentarit duke i falënderuar deputetët që votuan pro tij, Konjufca është zotuar se të  gjithë deputetët e Kuvendit do të jenë të barabartë.

Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe tre nënkryetarët nga partitë me shumicë shqiptare: Saranda Bogujevcin nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shalën nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nga komuniteti serb, nënkryetar është zgjedhur Sllavko Simiq, derisa nënkryetar i pakicës joserbe është zgjedhur deputeti Bekim Arifi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.