DYLON

Gjysma e ekipit të Kosovës në IMO 2016 do të përbëhet nga gjilanasit

Avatar photo Redaksia

Shkruan:  Festim Shkodra, professor I matematikës

Më 02/04/2016 në hapësirat e FSHMN-së në Prishtinë, u mbajt Testi Përfundimtar TST për përzgjedhjen e ekipit të Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës – IMO 2016 në Hong Kong, që do të mbahet më 06-16/07/2016. Ky test u mbajt nën përkujdesjen e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës (SHMK). Kështu në bazë të suksesit të treguar në TST, Kosova do të përfaqësohet nga këta nxënës:

EkoHigjiena

1) Arbër Avdullahu
2) Doruntina Sylejmani
3) Shend Zhjeqi
4) Ardita Berisha
5) Alban Elezi dhe
6) Liron Morina

Ku me këtë rast vlen të përmendet se gjysma e ekipit përfaqësues të Kosovës do të përbëhet nga gjilanasit:

1) Doruntina Sylejmani,
2) Alban Elezi dhe
3) Ardita Berisha.

Me këtë po dëshmohet edhe një herë Gjilani si burim i talentëve të rinjë të matematikës dhe po arsyetohet emërtimi i Gjilanit – Qytet i Matematikës prej të tjerëve. Sepse këta nxënës shkollimin fillor dhe të mesëm të ulët e kanë kryer në shkollat e Komunës së Gjilanit dhe njëkohësisht ishin pjesëmarrës të suksesshëm të olimpiadave matematike të Gjilanit. Prandaj suksesi i tyre pos që i dedikohet talentit vetiak dhe përgatitjes së tyre në shkollat ku tani i vijojnë mësimet dhe jashtë tyre, rol të madh në këto rezultate, kanë edhe përgatitja matematike e mëhershme e tyre qe fillon nga shkollat e Komunës së Gjilanit dhe mësimdhënësit e vyeshëm të tyre. Gjithashtu rol me rëndësi në formimin e tyre matematik, ka edhe pjesëmarrja e tyre e vazhdueshme dhe e suksesshme në garat e organizuara me një standard tejet të lartë në këtë komunë, për çka gjilanasit edhe janë shembull në nivel vendi. Por kuptohet pa i përjashtuar këtu as garat e matematikës të organizuara në nivel vendi dhe gjithëkombëtar.

I urojmë shumë sukses ekipit të Kosoves në Oimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës – IMO 2016 në Hong Kong.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.