DYLON

Gjyqtarja Valbonë Dërvodeli u zgjodh mbikëqyrëse e Degës në Kamenicë 

Gjyqtarja Valbonë Dërvodeli u zgjodh mbikëqyrëse e Degës në Kamenicë 
Avatar photo Redaksia

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e mbajtur sot, me shumicë votash ka emëruar mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Kamenicë, gjyqtaren Valbonë Dërvodeli. 

Mandati i saj është pesë vite dhe do të ushtrojë të pozitë deri në prill të vitit 2027. 

EkoHigjiena

Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër të kryetarit të zgjedhur: 

Valbonë Dërvodeli është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Dega në Kamenicë. 

Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2007, kurse provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2011. 

Nga viti 2001 deri në vitin 2010, ushtroi detyrën e referentes në Gjykatën Komunale në Kamenicë, ndërkaq nga viti 2010 deri më 2012 ka ushtruar detyrën e administratores së Gjykatës Komunale në Kamenicë. 

Po të njëjtin vit është emëruar si gjyqtare në Gjykatën Komunale të Kamenicës. 

Në fillim të janarit 2013 ajo u emërua si gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega në Kamenicë, dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë. 

Gjyqtarja gjithashtu gjatë vitit 2000 ka punuar në OSBE si regjistruese e popullsisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.