Gjyqtarja Emine do të kujtohet gjithmonë si një kolege e sjellshme dhe një profesioniste e mirë

Gjyqtarja Emine do të kujtohet gjithmonë si një kolege e sjellshme dhe një profesioniste e mirë

Është mbajtur një mbledhje komemorative për gjyqtaren Emine Salihu, e cila para dy dite ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë. 

Me këtë rast Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka thënë se gjyqtarja Emine do të kujtohet gjithmonë si një kolege e sjellshme dhe e një profesioniste e mirë. 

“Janë bërë 21 vite të punës së saj në Gjykatë dhe të gjithë ne sot, nuk mund të harrojmë sjelljen e saj të mirë dhe këshillat e saj për gjyqtarët dhe gjithë stafin e administratës. Unë si kryetar i Gjykatës gjatë këtyre viteve me të ndjerën kemi arritur të tejkalojmë çdo sfidë dhe kemi bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë”, tha Kryetari Azizi.  

Administratorja e Gjykatës, Florina Jerliu ka shprehur ngushëllimet familjes Salihu, duke thënë se kjo është një situatë e rëndë për të gjithë ne. 

“I gjithë stafi i Gjykatës me Degët e saja e kanë të vështirë të pajtohen me ndarjen nga jeta të gjyqtares Emine, për faktin që gjithmonë ka pasur një sjellje dhe një komunikim të mirë me të gjithë”, tha Jerliu. 

Një fjalë rasti për veprën e saj, ka mbajt edhe Salih Salihu, i cili ka vlerësuar një person me virtyte të larta njerëzore dhe një profesioniste të madhe. /2LONLINE.com/

KOMENTE