DYLON

Gjyqtari Veli Kryeziu, ka arritur moshën e pensionimit

Gjyqtari Veli Kryeziu, ka arritur moshën e pensionimit
Avatar photo Redaksia

Veli Kryeziu, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal.

#GjykataThemeloreGjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, z. Veli Kryeziu, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.

EkoHigjiena

Biografia e gjyqtarit:

Veli Kryeziu ka punuar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1986, ndërsa provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010. Praktikën profesionale e ka kryer në Gjykatën Komunale në Kamenicë në vitin 1999 dhe më pas ai punoi si gjyqtar në Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Gjilan deri në 2005. Ndërsa nga viti 2005 deri në vitin 2011 ka qenë Kryetar i Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Kamenicë. Gjatë vitit 2012 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje dhe nga data 01.01.2013 mori detyrën si gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje të Gjykatës Themelore në Gjilan, për të kaluar më pas në Divizionin Penal. Gjithashtu gjyqtari Kryeziu nga viti 1985 deri në 1990 ka punuar si shef i shërbimit pronësor në kuadër të Kuvendit Komunal në Kamenicë.