DYLON

Gjyqtari Ramiz Azizi zgjedhet kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan

Gjyqtari Ramiz Azizi zgjedhet kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedh kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, gjyqtarin Ramiz Azizi.

Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër të kryetarit të zgjedhur:

Ramiz Azizi është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal të Gjykatës Themelore Gjilan.

EkoHigjiena

Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002.

Sistemit gjyqësor Azizi i’u bashkëngjit në vitin 2003, kur ka filluar të punojë si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Gjilan deri në vitin 2004.

Gjashtë vitet e ardhshme të karrierës së tij punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje, kurse nga viti 2010 deri në vitin 2012 gjyqtari Azizi ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan.

Me datë 01.01.2013, mori detyrën e gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Novobërdë, ndërsa nga muaji Korrik të vitit 2013 ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Përveç punës në sistemin gjyqësor, nga viti 1983 deri në 1985 ka punuar si profesor në shkollën e mesme Gjimnazi ,,Zenel Hajdini”.

Gjatë vitit 1987 ka qenë sekretar i shkollës fillore ,,Zenel Hajdini”.

Pastaj nga viti 1987 e deri në vitin 2002 ka punuar si sekretar-drejtor në Kooperativën Bujqësore ,,Malisheva” në Malishevë.

Një vit më vonë ai punoi si zyrtar ligjor dhe ushtrues detyre i drejtorit të Gjeodezisë në Komunën e Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.